Evropa – kur bëhet fjalë për verën – konsiderohet një thesar vendesh me shije të dallueshme dhe tradita shekullore. Dhe për të eksploruar këto shije, qoftë si adhurues i verës apo thjesht për kuriozitet, mënyra më e vlefshme është që këto vende të vizitohen. Shqipëria, si një vend prodhues i verës, renditet nder vendet më të mira të verës në Evropë. Për këtë, kurorën e mban Durrësi. Durrësi, i cili ndodhet përgjatë detit Adriatik, është shtëpia e disa prej prodhuesve më të vjetër të verës në botë.Blogu We3Travel shkruan se vendi mesdhetar, me një histori të pasur që përfshin mbi 3 mijë vjet, ka qenë prej kohësh i njohur për klimën e shkëlqyer dhe vendndodhjen strategjike që e bëjnë ideal për rritjen e rrushit dhe krijimin e verërave të mahnitshme.Madje theksohet se Durrësi është një nga vendet më të mira për të shijuar verën shqiptare. “Kantinat lokale u ofrojnë vizitorëve turne me guidë me gjysmën e çmimit të vendeve fqinje, duke u dhënë vizitorëve një mundësi të eksplorojnë vreshtat e tyre dhe të provojnë disa nga vjeljet e tyre më të mira”, shkruan We3Travel.
Dhe se varietetet autoktone të rrushit shqiptar e kanë bërë këtë rajon të famshëm në mbarë botën. Si një nga kantinat më të mira për t’u vizituar pranë Durrësit sugjerohet Veraria Kokomani, e cila është e njohur si vendlindja e një prej rrushit më të mirë në të gjithë Shqipërinë, Sheshit. Është e njohur për prodhimin e verërave të shkëlqyera të kuqe dhe të bardha të prodhuara nga rrushi Shesh. Por Durrësi nuk njihet vetëm për kantinat e verës. “Durrësi është një vend i mrekullueshëm për të qëndruar në Shqipëri. Përveç shijimit të verës, ka shumë gjëra të tjera për të bërë, të tilla si vizita në rrënojat e lashta, plazhi ose eksplorimi i qyteteve dhe fshatrave tradicionale”, vijon blogu. Po ashtu vihen në dukje edhe disa nga restorantet më të mira