Informaliteti në sektorinë e përpunimit të qumështit është në nivele shqetësuese. Sipas Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit, nga 1 milion ton qumësht që prodhohet në vend, vetëm 115 mijë ton grumbullohet. “Vetëm 11 % e sasisë së prodhuar në vend përpunohet. 89% është ekonomi informale. 70% përpunohet jashtë çdo lloj standardi”, Donjaldo Hoxha. Sipas presidentit të Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit produktet e qumështit të lopës nuk do të pësojnë asnjë rritje të çmimeve. “Asnjë nga kompanitë e shoqatës tonë nuk do të rrisi çmimet e produkteve që përbëjnë 92-95% të produkteve që gjenden në raftet e marketeve. Vetëm një kompani ka deklaruar se do të ketë rritje të produkteve të qumështit të deles dhe dhisë. Kjo tregon se nuk ka dakordësi për rritje çmimesh”. Në vend janë 300 operatorë që punojnë në sektorin e përpunimit të qumështit, ndërkohë që 40% e nevojave në treg dominohet nga importi. Autoriteti i Konkurrencës ka lajmëruar se ka nisur një hetim në ketë sektor në lidhje me rritjen abuzive të çmimeve të produkteve të bulmetit.
Me herët ishte Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit që e cilësoi abuzive në dën të konsumatorit Rritje abuzive ne dem te konsumatorit rritjen e çmimeve te bulmetit. Ervin Resuli tha se rritja do kapë shifrën 38 %. Sipas tij kjo është € pajustifikueshme pasi blegtorët tre muajt e fundit nuk kanë patur rritje cmimesh.
Përballë kësaj situate , Resuli ka pohuar se viti 2023 pritet të jetë shumë i vështirë per sektorin e blegtorisë nëse skema kombëtare që mbështet blegtorët nuk do të funksionojë siç duhet.