Fshati Sheqeras në Korcë prej kohësh vuan furnizimin me ujë. Në një pjesë të fshatit furnizimi është 2 orë para dite dhe 2 ore pasdite. Kurse në nje pjesë tjetër 1 orë në mengjes dhe 1 orë në mbrëmje. Por prej shtate vitesh ky ujë është i pakonsumueshëm, pasi ka mbetje dhe aromë të keqe. Banorët thonë se shkojnë për të mbushur ujë të pijshëm në fshatin Orman.
Jashte kamerës pergjegjës të njësisë administrative shprehen se në burim, uji është I pastër, por ndotja ndodh për shkak të amortizimit të rrjetit dhe ndërhyrjeve të paligjshme në të.