800 banorë të fshatit Shën Gjergj në bashkinë e Maliqit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve kanë vetëm një orë ujë në mëngjes dhe ai është i pa pijshëm, pasi në përbërje të ujit ka dhe elementë të tjerë deri tek krimbat.Në kushte të tilla janë të detyruar ta kullojnë ujin për t’u larë ndërkohë që për ta konsumuar shkojnë në zona të tjera të fshatit në banorë të cilët kanë qenë të detyruar të hapin puse për ujin e pijshëm.I kontaktuar nënkryetari i Bashkisë Maliq Eridjon Rustemi ka bërë me dije se nga thatësira e ditëve të fundit njeri nga puset që furnizon me uje të pijshëm fshatin ka humbur nivelin e ujit në depozitë dhe kjo ka sjellë reduktimin e orareve të furnizimit me ujë të pijshëm, çka ka sjellë ndotje fizike të ujit.Probleme me furnizimin me ujë të pijshëm gjatë stinës së verës ka pasur dhe në fshatra të tjerë jo vetëm të bashkisë së Maliqit por dhe asaj të Korçës.
Iris Rezhda/ FaxNews