Me nisjen e sezonit të vjeljes së gështenjës banorët e Fshatit Shmil në njësinë administrative Labinot-Mal në Elbasan kanë zgjedhur ta shesin vetë këtë frut, i cili ndryshe nga një vit më parë ka shumë pak prodhim.Sipas banorëve shitja e këtij fruit është e vetmja e ardhur që ata kanë, duke qënë se terreni në fshatin e tyre është malor, por thatësira e këtij viti nuk e ka favorizuar prodhimin. Fakti se në fshat kanë mbetur kryesisht të moshuar bën që kujdesi ndaj gështenjave të jetë minimal. Duke parë prodhimin e ulët të këtij viti, pritet që këtë sezon gështenjat në treg të shiten më shtrenjtë, ndonëse aktualisht fermerët nuk po e tregtojnë më shumë se 1300-1500 lekë kilogrami.Ndrys he nga viti i kalur ku pemet e geshtenjave u infektuan nga një semundje dhe prodhimi i tyre u kalb në toke, këtë vit geshtenja ka nje cilesi me te mirë .