Banorët e Hekalit në Mallakastër janë mbledhur në proteste ku jane shprehen të vendosur për të mos lejuar zbatimin e projektit që do të rikonstruktojë aksin drejt Bylisit e kjo për faktin se jo vetëm punimet, por edhe zgjerimi i rrugës, dëmton varrezat e shkatërron varret.
Banorët janë shprehur plot zemerim se varret janë dëmtuar pa nisur ende punimet e rrugës, e për këte motiv ata kanë bllokuar edhe kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë të firmës Salillari, e cila po kryen edhe punimet. Mjetet e tonazhit të rëndë të Salillarit nga pakujdesia kanë dëmtuar një pjesë të varreve ndërsa kanë derdhur beton në pjesë të tjera, duke revoltuar së tepërmi banorët.