Asfaltimi i rrugës ka lënë pa ujë të pijshëm zonën e Fermentimit në qytetin e Shkodrës. Vetë banorët flasin për mungesë uji në shtëpitë e tyre, ndërkohë shprehen se detyrohen ta blejnë atë ose ta mbushin në zona të tjera, teksa situata bëhet më e vështirë sidomos në stinën e verës.
Ndërkohë, bëhet fjalë për dhjetera familje të kësaj zone. Kjo zonë ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, por duket se është lënë në harresë nga pushteti lokal. Por, si kjo zonë ndodhen edhe shumë fshatra të tjera të Bashkisë Shkodër.