Nel Xeka 6o vjec nga fshati Mafsheq në Malesinë Kruje ka pësuar një humbje të madhe kur rrufeja 5 ditë më parë I ka marrë 32 krerë bagëti, dhi. Me ato a mbante familjen , qumësht, djathë, nënprodukte bagëtie por dhe me para nga qumështi që arrinte të shiste.
Ishte djali 17 vjec që kulloste dhitë kur rra rrufeja. Fatmirëisht i riu shpëtoi, por dhitë patë fatin e keq. 60 vjecari thotë se njoftoi veterinerin e zonës dhe dhitë u varrosën sipas rregullave veterinare duke u groposur dhe dezifektuar vendin. Por familja mbeti pa asnjë të ardhur, Ai prej 20 vitesh jeton në një banesë të shkatërruar nga erozioni, por tani ai mbeti pa asnjë të ardhur qe i siguronte nga bagetite. I mbetur pa asgjë, ai apelon Mnistrisë së Bujqësisë për ndihmë.