Moti ka favorizuar prodhimin bujqësor shqiptar këtë sezon. Dimri i ngrohtë mundësoi prodhimin e pandërprerë të trangujve, ndërkohë që domatet doli në treg thuajse një muaj më parë. Megjithatë, kjo nuk u përkthye në vëllime më të mëdha të prodhimit dhe eksportit. Të dhënat për tregtinë e jashtme në katër muajt e parë të vitit (zarzavatet përfaqësojnë prodhimin në serra) tregojnë një rritje prej vetëm 1 për qind në vëllim. Pjesa më e madhe e eksporteve të perimeve përfaqësohet nga domatja, e cila këtë vit po futet edhe në tregjet italiane. Prodhuesit në komunën e Dimalit, një nga zonat me dendësinë më të madhe të serave në vend, pohuan se prodhimi për ata që kanë mbjellë ka qenë i mirë këtë vit, por investimet janë ulur në dy vitet e fundit nga rritja e kostove të inputeve. rritja e barrës fiskale dhe shpopullimi i fshatit. Një kilogram domate e prodhuar nga fermerët në serra u shitet eksportuesve me 70 lekë kilogrami për cilësinë më të mirë, ndërsa sipas kategorive çmimet janë 40-70 lekë kilogrami.