Efektet e sëmundjes Covid-19 në shëndetin e disa personave vazhdojnë t’i drejtojnë ata drejt spitaleve për kujdes të specializuar mjekësor.Dhjetëra pacientë vijnë çdo 24 orë në shërbimin e konsultimit të Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi me probleme pas Covid.Nevoja për trajtime të zgjatura ka rritur gjithashtu konsumin e barnave në 3 vitet e fundit.Sipas të dhënave të INSTAT për tregtinë e jashtme, produktet farmaceutike kanë shënuar rritje të vazhdueshme nga viti në vit, por veçanërisht pas pandemisë Covid-19. Vetëm në 2 muajt e parë të vitit 2023, importet e produkteve farmaceutike në sasi u rritën me 31%, duke shënuar një rekord të ri. Në janar dhe shkurt janë importuar 1091 ton barna nga 833 ton të importuara në dy muajt e parë të 2022. Krahasuar me periudhën para pandemisë, sasia e produkteve farmaceutike pothuajse është dyfishuar.Vitaminat mbajnë rekordin për përdorimin e barnave pa recetë.Pandemia ka ndikuar negativisht në sëmundjet e zemrës, artritin, veshkat dhe ka krijuar dëmtime të përhershme të mushkërive që kërkojnë trajtim periodik.