Rrëshkitja e një masivi të madh dherash nga fshati Dushar në njësinë Moglicë rezikon urën e rrugës kryesore të këtij fshati duke bllokuar prej ditësh lëvizjen e banorëve. E gjithë kjo situatë sipas kryetarit të bashkise së Maliqit Gëzim Topciu është krijuar nga rreshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit.
Nga ana e ndërmarrjes së rrugëve rurale prej dy ditësh po punohet për largimin e dherave dhe inerteve, por sasia e madhe e dherave që zbret nga mali e bën tejet të vështirë punen për shpëtimin e kesaj ure që bën të mundur lëvizjes e gati 100 banorëve të fshatit Dushar.