Panairi i Roshnikut,ekspozohen fiqtë e famshëm,arrat dhe bajamet e zonës.Dy netë festë për fermerët dhe turistët e pranishëm.
Është organizuar për dy netë me radhë në Berat “Panairi i Rroshnikut”,panair ky që është kthyer në 5-vitet e fundit në një traditë të përvitshme për fermerët e kësaj zone.Panairi mblodhi produktet “bio” të 13 fshatrave të zonës,që njihen për kultivimin e frutave “bio” dhe prodhimin e verës e rakisë.Në panair,fermerët sollën fiqtë e famshëm të Rroshnikut,por edhe fruta të tjera ku dallojnë arrat dhe bajamet.Promovimi i produktve “bio” të zonës ishte edhe qëllimi i këtij panairi,që këtë vit mblodhi rreth vetes edhe turistë të huaj.Për dy netë me radhë,fermerët prezantuan në stenda produktet e tyre,që përveç cilësisë tashmë kanë edhe një ambalazhim më të mirë.Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo ka pohuar se,prodhimet e kësaj zone janë mjaft cilësore,sidomos varietetet e fikut,që janë të njohura jo vetëm në Shqipëri por edhe ndërkombëtarisht.Ai shprehu kënaqësinë për praninë në panair të shumë turistëve,që ju bashkuan traditave e valleve të zonës.Rroshniku,me 13 fshatra dhe 4 mijë banorë njihet për prodhimet e tij “bio” sidomos në pemtari dhe veçanërisht për rrushin dhe fiqtë.Ndodhur nën malin e Tomorrit,kjo zonë ka kushtet e favorshme për kultivimin e fruta-perimeve,prodhimin e verës dhe rakisë.70 hektarë të mbjellë vetëm me fiq ndodhen në këtë zonë,që kultivon fikun e famshëm të Rroshnikut,por të bollshme janë edhe produkte të tjera si rrushi,rakia,vera,arrat dhe bajamet.Falë prodhimeve të tija,fshati Rroshnik tashmë ka hyrë në listën e atraksioneve turistike të qytetit të Beratit dhe vizitohet prej vitesh nga dhjetëra turistë (vendas e të huaj).