Në fshatin Nangë të Kukësit ka nisur fushata e vaksinimit të bagëtive për shkak të rikthimit pas 15 vjetësh të sëmundkës së Antraksit, apo e njohur ndryshe si sëmundja e plasjes, që prek bagëtitë e imta dhe të gjedhit. Bajram Peposhi,Përgjegjës I Sektorit të Shërbimit Veterinar thotë se gjithë bagëtitë e zonës do vaksinohen.
Vaksinimi do të kryhet në 300 krerë të imta dhe 150 krerë gjedhë.Nëse do ketë , rivaksinimi mund të bëhet përsëri edhe me dozë dyfishe. Pjesë e kësaj fushate do të jetë edhe sensibilizimii fermerëve dhe njohja e tyre e detajuar mbi problemet dhe shkaqet të cilat ndikojnë në shfaqjen dhe përhapjen kësaj sëmundje të rëndë.