Kukësi, është ndër prodhuesit më të mëdhenj të boronicës dhe bimëve mjekësore në vend, por edhe me të kërkuarat në tregun e huaj. Por, rënia e kursit te euros ka lënë tonelata bime mjekësore stoqe në magazinat e agropërpunuesëve të Kukesit.Gazmend Koldashi, thotë se prodhimi i këtij viti ishte i mbarë, fale kushteve favorizuese të motit. E përkundër kësaj euro frenoi tregun e eksporteve ku një pjese e stokut është edhe prodhimi i boronicës nga vera e kaluar.
Gazmendi thotë, se frenimi i eksporteve ka krijuar defiçit për biznesin. Si grumbullues e përpunues Gazmendi, likujdon fermerët në momentin që merr produktin e në shumë raste kur I shitet. Të njetat shqetësime kanë edhe mbledhësit e bimëve medicinale dhe boronicës të cilët nga shitja e tyre sigurojnë të ardhurat familjare.Sulltan Halilaj nga Bicaj, ka dalë në tregun e qytetit për të shitur boronicat e mbledhura në bjeshkët e Kukësit dhe Sharrit të Kosovës.Ai thotë se krahasuar me vitet e kaluara prodhimi I boronicës ka rënë shumë këtë vit ndërkohë që mungon edhe tregu I shitjes. Në Kukës rreth 70 % e banorëve merren me mbledhjen e bimëve medicinale duke siguruara edhe të ardhura për familjet e tyre.