Fakti zbulohet në raportin më të fundit për bujqësine në Shqiperi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial.Raporti analizon se femerët shqiptarë përfitojnë 18 here më pak financime se vendet e rajonit, ose e përkthyer në shifra ata marrin vetëm 3 euro/ha, ndërsa 42 euro/ha shkojne per institucionet që monitorojnë bujqësinë.Në Kosovë situate është si nata me ditën krahasuar me Shqipërinë, mbështetja direkte për fermerin është 69 euro/hadhe 54 euro shkojnë për administratën. Edhe në Bosnjë mbështetja është shumë herë më serioze ku 66 euro/ha shkojnë për fermerin dhe 60 euro për institucionet.OKB nxit qeverinë shqiptare që urgjentisht në rrisë fondet direkte për fermerët. Nuk dihet sesa kjo thirrje do dëgjohet nga autoritetet e Tiranës.Raporti jep tregues pozitivë përsa I përket nivelit të refuzimit të produkteve shqiptare në botë. “Shqipëria është duke performuar mesatarisht më mirë se vendet e tjera,madje dhe më mirë se Kroacia vecanërisht në tregun amerikan”citohet në raport.Për cdo 1 milionë dollar importe nga Shqipëra drejt BE ka patur 3 refuzime. Tregu kinez është më skeptic ndaj produkteve shqiptare. . Për shembull,në vitin 2014 kishte 70 refuzime për çdo 1 milion dollar të importeve nga Shqipëria në Kinë. Kina ishte një treg i ri eksporti për Shqipërinë, dhe u deshën disa vite që eksportet e ushqimeve shqiptare të jenë në përputhje merregulloret kineze të sigurisë ushqimore.