Zonat e mbrojtura në Tiranë, por jo vetem janë si mall pa zot. Në to nuk ka evidentime të sakta të subjekteve dhe individëve që kryejnë veprimtari private, nuk ka të dhëna për aktivitetin e tyre, taksimet, shlyerjen e detyrimeve, ndërsa në mëshira të fatit është lënë dhe situata e ndërtimeve pa leje, të cilat as janë raportuar dhe as javë evidentuar. Një raport I KLSH v në dukje abuzimet me zonat elitare të vendit dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve për të ushtruar kontroll mbi to dhe për t’I marrë realisht në mbrojtje.
“ Nga auditimi i ushtruar u konstatua se nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nuk ka evidentim dhe regjistrim të subjekteve dhe individëve privatë të cilët kryejnë veprimtari të ndryshme me karakter ekonomik, social dhe shërbime turistike në zonat e mbrojtura. Nuk ka të dhëna për to në lidhje me aktivitetet e tyre (licencimi, koha e ushtrimit të aktivitetin, vendime, territoret apo dhe veprimtaritë e të cilëve përfshihen në zonën e mbrojtur ose në atë buferike). nuk është zgjidhur problem i taksimit specifik të personave fizik dhe juridik që shfrytëzojnë vlerat natyrore, historike dhe kulturore të zonave të mbrojtura, – Administrata e Zonave të Mbrojtura Tiranë nuk ka të evidentuar dhe raportuar ndërtimet pa leje të kryera në ZM të Qarkut Tiranë dhe Lushnjë, – ka patur shumë ndërtime pa leje në zonat e mbrojtura konstatuar nëpërmjet vetë deklarimeve për legalizim, gjë që ka sjellë shpalljen e tyre në Zona Informale, gjithashtu legalizimet janë bërë në mungesë të planit të menaxhimit të zones.
Sikur mos mjaftonte kjo situatë e zymt shteti jo vetëm lejon batërdinë në këto zona, por nuk vjel as detyrimet e subjekteve duke I kthyer pronarët ne “de facto” zotër të bukurive natyrore të vendit.
“Nga auditimi i ushtruar u konstatua se Administrata e Zonave të Mbrojtura Tiranë ka burime te tjera te të ardhura te pa arkëtuara dhe te munguara në buxhetin e shtetit Të ardhura këto nga lëvizja e vizitorëve në drejtimin tjetër të portës hyrës që kalojnë “pa paguar as një detyrim në Zonën e Mbrojtur Dajt, nga lëvizja e vizitorëve “ndërmjet teleferikut “D. E” si dhe ne zonën e Karavastasë, objekteve të natyrës dhe antenat televizive te vendosura ne Zonat e Mbrojtura e nuk kanë as një plan për menaxhimin dhe rritjen e te ardhurave me Ministrinë e vartësisë duke krijuar te ardhura te munguara mesatarisht 200,000,000 lekë.”
Në zonat e mbrojtura bëjnë “qejf” jo vetëm njerëzit, por dhe kafshët. Asnjë informacion nuk kanë institucionet e Tiranës për sasinë e bagëtive që kullosin lirisht në natyrë.
“Nga auditimi i ushtruar u konstatua se Sektori i Manaxhimit në AdZM- Tiranë nuk kanë informacion të plotë për subjektet private me kontrata të lidhura provizorisht në Malin e Dajtit mbi sasinë e gjedhëve dhe të imtave. Referuar të dhënave nga sistemi “Ruda “ dhe nga Ministria e Bujqësisë me kontrata të lidhura për numër më të vogël subjekti B.S ka likuiduar me pak 15,300 leke në vitin 2020 2021 dhe subjekti F.D ka likuiduar më pak 42,700 lekë për vitin 2020. “
Raportin e plote e lexoni ketu..
https://panel.klsh.org.al/storage/phpPTu6My.pdf