Familjet shqiptare duhet të mendojnë dy herë për të blerë mish, peshk, vezë apo edhe bulmet, pasi prej muajit prill çmimi i këtyre produkteve vijon rritjen. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se pavarësisht rënies të inflacionit, rritja e çmimeve nuk ka të ndalur duke vënë në vështirësi blerësit.
Edhe pse inflacioni gjatë muajit prill shënoi rënie, çmimet e disa produkteve ushqimore kanë pësuar rritje. Të dhënat nga INSTAT bëjnë të ditur se “qumështi, djathi, veza”, “peshku”, “mishi” dhe “patatja” kanë vijuar rritjen me ritme dyshifrore gjatë muajit prill.Grupi “qumësht, djathë dhe vezë” u shtrenjtua me 15.5%, pas një zgjerimi prej 17.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Produktet e qumështit janë më të shtrenjta se rajoni, duke bërë që të shtohet konkurrenca nga importi.Mishi është produkti tjetër bazë që sa vjen e po kushton më shumë në buxhetin familjeve. Në prill, sipas INSTAT, indeksi vjetor i këtij grupi u rrit me 12.3%.Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që çmimet e bulmetit të rriten me ritmet shumë të larta vitin e fundit.Nëse doni të blini peshk, duhet të mendoheni mirë. Çmimet e tij janë rritur me 13.5% në prill. Edhe patatja kushton 10.7% më shumë dhe frutat janë rritur me +7.7%.