Afërsia me qytetin e Shkodrës dhe kostot e ulëta po bëjnë që Shiroka të frekuentohet më së shumti nga pensionistët shkodranë. Në këto ditë të fundit të muajit Maj, ato kanë zgjedhur Shirokën për të kaluar disa orë. “Ka 1 muaj që e frekuentojmë këtë vend, pensionista jemi dhe kalojmë kohën për bukuri. Shirokën e zgjedhim sepse e kemi më afër. Ne me 200 mijë lekë rrogë nuk kemi ku shkojmë tjetër” – shprehet një pensionist…“Shirokën e zgjedhim në radhë të parë për shkak të kushteve ekonomike, sepse nuk kemi mundësi të ndjekim plazhe të tjera. Dikush duhet të vërë dorë për kushtet në këtë zonë për të tërhequr njerëzit, sepse pastërtia lë për të dëshiruar shumë” – shprehet një tjetër qytetar…Ajo që mbetet problem është pastrimi i liqenit, ku mos ndërhyrja në të ka bërë që vit pas viti pushuesit të largohen nga kjo zonë.