Dikur Shëngjini i vjetër, ka qenë një nga zonat e cila vizitohej nga qindra turistë vendas e të huaj, ndërsa sot i pëngjan një fshati të braktisur për shkak të mungesës së vëmendjes nga ana e bashkisë Lezhë. Degradimi i infrastrukturës rrugore dhe mungesa e ndriçimit janë problemet me të cilat përballen çdo ditë banorët.Banorët e kësaj zone shprehen se premtimet nuk kanë mungur, por pas mbarimit të fushatave nuk ndryshon asgjë.Nga ana e bashkisë bëhet me dije se do të ketë një ndërhyrje në zgjidhjen e problematikave me të cilat përballën banorët e Shëngjinit të vjetër menjëherë pas përfundimit të restaurimit të fasadave të pallateve.