Drenova e Mallakastres eshte nje zone e njohur per kultivimin e kultures se ullirit , dhe vitin e kaluar prodhimi ishte i bollshem, por fermeret u perballen me mungesen e tregjeve , duke bere qe nje pjese te vajit ta shesin me 4 mije leke per liter, madje edhe me lire , ndersa pjesa e mbetur u ka mbetur stok ne banesat e tyre. Fermeret pohojne te indinjuar se 300 familjet e zones e kane te bazuar jetesen e tyre te fitimet nga shitja e vajit te ullirit , teksa theksojne se si pasoje e kesaj situate , po perballen me veshtiresi te medha financiare e ekonomike. Shteti na ka braktisur ne fatin tone te keq pohojne ata njezeri, teksa pohojne se prej vitesh fitimet e tyre jane nen kosto, duke deryruar nje pjese te madhe te banoreve e vecanerisht te rinjte, te largohen jashte vendit.
Qindra kuintale vaj ulliri ka mbetur stok pohojne ata te indinjuar teksa theksojne se cmimi i vajit te ullirit eshte ulur kaq shume sa nuk ka me as tregtare te interesuar per shitjen e tij. Perballe kesaj situate ata kerkojne nga qeveria qe ti ndihmoje edhe me stimulimin e pikave per ambalazhimin e vajit te ullirit pasi ai tregtohet rifuxho ne treg , i pacertiifikuar dhe i panjohur si ne tregun e brendshem , ashtu edhe ne ate te jashtem. Nderkohe ata ngrene edhe shqetesimin se nese do te vijojne ta mbajne stok vajin e ullirit ne shtepi, vlerat e tij ushqimore do te humbasin. Ndodhemi ne udhekryq pohojne fermeret, ose do ta shesim me shtrenjte ose do ta hedhim poshte duke dal me humbje te medha financiare. Qeveria duhet patjeter te na stimuloje me politika mbeshtetese apelojne njezeri fermeret e Drenoves, dhe duhen gjetur kanale tregtare per eksort pasi kemi investuar me vite te tera ne kultivimin e kultures se ullirit.