Dashuria dhe afria e shumë njerëzve me kafshët po shfaqet në forma nga më të pabesueshme. Sikurse për fëmijët, njerëzit organizojnë festa të vërtetë me miq, dekor të kushtueshëm për ditëlindjen e qenve, madje Bionews ka siguruar fakte se edhe në rasten e ndarjes së tyre nga jeta organizohen ceremoni të trishta, përgatiten dhe murale të posacme ku ata varrosen.Shumë njerëz qeshën kur profesori I njohur Sazan Guri tha se kishte hapur dyert e shtëpisë dhe priste 40 ditë ngushellime për ndarjen nga jeta të qenushit të tij, por historia e një 21 vjecareje në Tiranë të lë pa fjalë.
Megi Elezi 21 vjec student e vitit të parë për Menaxhim veterinar në Tiranë ka organizuar një festë të vërtetë për 5 vjetorin e ditëlindjes së qenushit të saj. Foto profesionale, dekor, muzikë dhe koktejl me miqtë, dhurata për qenin e saj ishin disa nga elementët që spikatën këtë festë të pazakontë.
Qenushi i Megit quhet Spaiki dhe ky është nje nga gjërat më të shtrenjta në jetën e saj, prandaj dhe studentja e veterinarisë nuk kursehet të organizojë festa të tilla.