Prania e një pusi pasiv nafte të kompanisë Bankers Petroleum dhe moslargimi prej saj I metjeve të depozituara prej kohësh janë kthyer ne shqetësim madhor për familjen Korrobacja në Sheqishtë të Fierit. Depërtimi i mbetjeve hidrokarbure në shtresat e tokës ka bërë që ndotja e kulturave bujqësore të mbjella në serën që ka ndërtuar prej tre vitesh , të kthehet në rrezik për cilesinë e prodhimeve.
60- vjecari Mevlut Korrobacja tregon se kjo ndotje e ka dëmtuar rëndë ekonomikisht pasi konsumatorët ndihen të frikësuar të blejnë prodhimet e serës së tij nderkohë që dhe ndotja e ambientit vijon të mbetet problem madhor jo vetëm për familjen Korrobacja, por për të gjithë zonën.
Ndërkohë bashkeshortja e tij Leonora thekson faktin se vendgrumbullimi i mbetjeve hidrokarbure me një thellesi prej 4 metrash është një rrezik madhor edhe për njerëzit dhe bagetitë.
Sipas fermerit , menjeherë pas marrjes së pusit në dorëzim Bankers duhet të pastronte dhe rehabilitonte sheshin e pusit sipas procedurave teknologjike , por kjo nuk ka ndodhur. Pusi vazhdon të mbetet në këtë gjendje , ndaj perballë kesaj situate fermeri Korrobacja, apelon për zgjidhje të kesaj situate shqëtesuese, jo vetëm për serat e tij, por për të gjithë banorët që jetojnë pranë.