Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, po ndjek me shqetësim e vëmendje situatën që po kalon blegtoria dhe tregu i prodhimeve bulmetore, që po përballet me rritje të kostos dhe reduktimin e numrit të krerëve. KASH bën të ditur, se ka kryer analiza dhe është konsultuar me ekspertë të fushës dhe grupet e interesit duke dhënë edhe disa zgjidhje. KASH kërkon rivlerësim të rolit të zooteknikut, mbështetje të fermave të vogla me të imëta, rritjen e financimit dhe ndryshimin e administrimit të kullotave, të Paketës Fiskale dhe Skemës së Mbështetjes. Gjithashtu dhe forcimin e kontrollit të AKU-së, për të mos lejuar tregtim të qumështit dhe nënprodukteve të tij, në tregje informale pa etiketa ose me etiketa të fallsifikuara
Rritje kostoje në të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit
Rritja e kostos së prodhimit të qumështit në tërësi filloi me ndryshimet që ndodhën në konjukturën e çmimeve të tregut dhe rritjen e çmimeve të lëndëve të para të importit dhe ato të vendit sidomos mbas tërmetit, pandemisë covid 19,krizës energjitike dhe kulmin e arriti me fillimin e luftës Rusikrainë. Fermerët fillimisht nuke reflektuan rritjen e kostos në çmimin e shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij. Ata për të përballuar rritjen e shpenzimeve dhe për të reduktuar humbjet reaguan duke zvogëluar tufat dhe duke skartuar kafshët e prodhimit të qumështit.Blegtorëve dhe fermave blegtorale vijoi t’u rritej ndjeshëm çmimi i ushqimit të bagëtive, çmimi i medikamenteve, i lëndëve djegëse dhe naftës, të cilat vijnë shumica nga importi. Gjithashtu si rezultat i braktisjes së zonave rurale edhe pagat e punonjësve janë dyfishuar, shumë prej subjekteve blegtorale në disa zona janë ndëshkuar edhe nga kushtet e vështira të motit.
Çmimi i qumështit të lopes gjatë periudhës që kaloi u rrit gradualisht dhe po vijon rritjen graduale
Ndërsa çmimi i qumështit të lopës e filloi rritjen graduale në periudhën kur nuk kishte qumështtë bagëtive të imta.Qumështi i bagëtive të imta e reflektoi rritjen menjëherë tani sapo doli në treg, për arësye të rritjes së kërkesës dhe reduktimit të prodhimit. Bagëtitë e imta nuk kanë prodhim gjithëvjetor, vetëm 4-5 muaj mund të gjesh qumësht të bagëtive të imta me sasi për përpunim. Nëse baxhot që përpunojnë pothuaj të gjithë sasinë e qumështit të bagëtive të imta nuk do të punojnë në këtë periudhë ato do të mbyllen.
Investimet për modernizimin dhe shtimin e kapaciteteve në industrinë e përpunimit të qumështit kanë vazhduar pa ndërprerje.
Për shumë arsye edhe objektive, Shqipëria nuk duhet të neglizhojë rolin që kanë luajtur dhe vijojnë të luajnë baxhot në performancën e zhvillimit të blegtorisë dhe atë të turizmit rurale në vakant të agroturizmit. Rritja e çmimit të qumështit në përgjithësi dhe e bagëtive të imta në veçanti dhe për pasojë edhe e nënprodukteve të tij ka qenë e pritshme dhe e paralajmëruar nga KASH dhe pothuaj të gjitha hallkat e zixhirit nga prodhuesit, grumbulluesit, përpunuesit dhe njësitë e shitjes së qumështit. KASH për të përballuar situatën propozoi që në vitin 2017 ndryshimin e skemës mbështetëse për blegtorinë duke aplikuar masën e subvencionit për njësi prodhimi, për litër/qumësht, kg/mish. U aplikua një vit për qumështin dhe nuk u aplikua më tej. U kundërshtua heqja e rimbursimit të TVSH për fermerët prodhues të qumështit. Grumbulluesit dhe përpunuesit u vunë në vështirësi duke iu ngarkuar një barrë të padrejtë prej 20 %.KASH në dhjetor 2021analizoi dhe sugjeroi përsëri disa zgjidhje për të frenuar rënien e treguesve në blegtori. Për të cilat po këmbëngul të futen në rrugën e zgjidhjes për këtë sektor me rëndësi siç është problemi i kooperimit, I mekanizimit, inovacionit dhe dixhitalizimit, i financimit dhe disbursimit të fondeve grant,përmirësimit të legjislacionit,mungesës së zooteknikëve,riorganizimit të veprimtarisë për kullotat natyrale, ndryshimit të paketës fiskale dhe skemës së mbështetjes, mbështetja për strukturat e insiminimit artificial, forcimin e veprimtarisë parandaluese dhe kontrolluese të AKU, vlerësim e mbështetje më të madhe për stacionet e shërbimit veterinare private etj.
Kërkesa për qumështin dhe nënproduktet dhe nënproduktet e tij pavarësisht reduktimit nuk pësoi një rënie proporcionale me rritjen e treguesve të kostos.
Përkundrazi kërkesa për produktet cilësore të bulmetit gjatë sezonit turistik pati një rritje. Kështu në këtë periudhë u prish mekanizmi rregullues I çmimit në treg që është kërkesë- oferta.Konkurrenca që është e pamëshirshme në ekonominë e tregut e veçanërisht në sektotin e blegtorisë po e bën punën e vet. Kërkesa për qumësht nga përpunuesit në këtë periudhë është e lartë. Prodhuesit duhet të shtojnë shpenzimet që të rrisin prodhimin sepse me shpenzimet dhe koston aktuale nuk e përballojnë dot kërkesën në rritje për qumësht cilësor të bagëtive të imta dhe kështu erdhi natyrshëm edhe rritja e çmimit të qumështit të të imtave. KASH për daljen nga situata ka arritur në konkluzion:
1-Tek prodhuesit numrii krerëve si për gjedhet dhe të imtat nuk duhet lejuar të zvogëlohet akoma më shumë.
2-Kullotat natyrale nuk duhen lënë pa u përdorur sipas kapaciteteve që ato kanë për ushqimine blegtorisë, Administrimi I tyre nuk ka qenë dobiprurës për
blegtorët dhe duhet të ndryshojë.
3- Rivleresim per rolin e zooteknikut. Financimi për investime në kullota duhet të rritet.Paketa fiskale dhe skema e mbështetjes duhet ndryshuar,
pa neglizhar dhe një sërë masash të tjera që janë propozuar në Forumin për blegtorinë që zhvilloi punimet në dhjetor të vitit 2021.
4-AKU duhet të ushtrojë kontrolle rigoroze, për të mos lejuar tregtim të qumështit dhe nënprodukteve të tij, nga subjekte që tregtojnë pa etiketa ose me origjinë dhe etiketa të fallsifikuara, që nuk janë në përputhje me standardet e miratuara. Vëmendja e saj duhet përqëndruar tek prodhuesit dhe tregtuesit e disa produkteve të përbëra, që kanë në përbërje edhe qumësht natyral të prodhuar nga bagëtitë, por u lejohet të prodhojnë disa nënprodukte të cilat kanë në përbërje edhe qumësht, por përdorin edhe një % të caktuar shtesash të ndryshme si vaj palme, koncentrate hirrë, qumësht pluhur etj. Këto nënprodukte nuk janë dhe nuk duhet të vijojnë të quhen nënprodukte bulmeti që janë prodhuar 100 % vetëm me qumësht natyral nga kafshët, si kos, gjalpë, gjizë,djathë, salcë kosi, por të emërtohen si produkte të përbëra ku të përcaktohen saktë % e shtesave përkatëse.
Autoriteti i konkurrencës ka filluar një procedurë hetimi për monitorimin e çmimeve, por për rastin konkret nuk ka objekt sepse nuk ka rritje të çmimit të qumështit dhe nenprodukteve te tije në tërësi,por vetëm të bagëtive të imta dhe nuk do të ketë asnjë ndikim pozitiv, për të përmirësuar situatën e rritjes së çmimeve të bulmetit në treg. Nga sa e njohim situatën e tregut të qumështit nuk ka asnjë marrëveshje midis operatorëve dhe asnje shans për fiksim të çmimit, përkundrazi veçanerisht me importuesir ka dhe do të vijojë të ketë një konkurrencë vrastare në të gjitha hallkat ekëtij sektori.