NGA LAVDSH FERUNI
Pse Qeveria heshti për 72 milion Euro dhënë mbeshtetje nga BE?
1 Qershor 2023. Lajm i gëzuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. BE transferon Shqipërisë 72 milionë euro si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës energjetike.
Ky është një shembull konkret që tregon se si e mbështet BE-ja Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Nëse hyn në motorin e kërkimit me fjalët kyçe: “
BE, 72 milionë euro për Shqipërinë RAMA Balluku “ dalin 4-5 media qe citojnë lajmin dhe : Missing: RAMA Balluku, , Missing: Balluku
Pse kryeministri, apo zv kryeministrja e Qeverisë së Shqipërisë dhe ministrja përgjegjëse kryesore për menaxhim të këtij fondi të madh nuk thanë asnjë fjalë për këtë lajm të gëzueshëm për shqiptarët?
Pse në asnjë media nuk u bë së paku 1 debat për këtë temë? Pse nuk u botua asnjë artikull?
HESHTJA E QEVERISË
Dukshëm Qeveria hesht, pasi ajo me siguri kërkon ti adresoj jo në drejtimin e përcaktuar këto fonde. Më konkretisht. Një nga drejtimet e përcaktuara në këtë paketë mbështetëse nga BE është për të diversifikuar burimet e energjisë përmes investimeve të reja në prodhimin e energjisë nga era dhe dielli, legjislacionit të ri për energjinë e rinovueshme në përputhje me standardet e BE-së dhe skemave mbështetëse për konsumatorët për të instaluar ngrohës uji me energji diellore.
Qeveria për diversifikimin e burimeve të energjisë sheh burimet fosile, jo diellin dhe erën. Qeveria do duhet të kishte deri në vitin 2020, sipas marrveshjes me BERZHin, një kapacitet 400 MW të instaluar me energji diellore. Në 2023 ka vetëm rreth 40 MW energji diellore të instaluar.
Por instalime të tjera po bën e ka në plan të bëj Qeveria për të kundërtën e burimeve të rinovueshme. Qeveria ka instaluar në Gji të Vlorës TECet lundruese me naftë të rëndë, që jo vetën se janë superndotës, por kosto për 1 MWh prej tyre është rreth 3 herë më i madh se çmimi në bursë. Këto miliona të dhëna nga BE, gati të gjitha i thithin TECet lundruese edhe pa prodhuar asnjë KW. Qeveria thotë se këtë vit do filloj me gazifikimin në Korçë e se do ndërtohen TECe të tjerë me bazë fosile në Vlorë, e do shtrihen tubacione gazi nga Perëndimi në Lindje e nga Jugu në Veri. Këto janë arësye pse Qeveria nuk flet për 72 milion Euro.
HESHTJA E MEDIAS
Mediat nuk duan, disa edhe nuk mundem të flasin për vjedhjet e projektuara me shuma të mëdha (kështu po i quajmë projektet që sjellin dëm të madh ekonomisë së vendit), që shtrihen në kohë. Ato fillojnë e flasin pa pushim sapo një vjedhje, apo korrupsion i vogël ndodh, si rastet këto ditët e fundit të 300,000 lekshit në ministrinë e Shëndetsisë, apo “zero” e shtuar tek projekti i i vogël i I zhvillit te vijes bregdetare në Bashkinë e Durrësit.
Nuk u bënë debate për inceneratorët, deri kur u pa se inceneratorë që prodhojnë energji nuk egzistojnë.
Nuk po bëhen debate për “vjedhjet” super të mëdha që pritet ti bëhen ekonomisë për 3 -n4 dekadat e ardhshme nga gjoja gazifikimi Shqipërisë.
Nuk po bëhet asnjë debat për projektin e iniciuar nga pala Italiane për të marrë nga Shqipëria rreth 4 m3 ujë të pishëm në sec, për disa dhjetëvjecar.
Hesht Qeveria, hesht media. Heshtja kapak floriri per vjedhjet e medha.