Fermerët e Vloshit në Roskovec, zonë e njohur për kultivimin e ullinjve këtë vit do të përballen me humbje të medha financiare peër shkak të prodhimit të pakët. Ata shprehen se prodhimi këtë vit është shumë i dobët për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që kanë ndikuar në rendimentin e dobët.
Ky vit eshte problematik per prodhimin, pohojne ata, teksa shprehen se nuk do mund të mbulojne dot as shpenzimet e mëdha që nevojiten për mirerritjen e kesaj kulture nëpërmjet së ciles sigurojnë jetesën.
Të gjithë fermerët e kësaj zone e kanë të lidhur jetesën me prodhimin e ullirit. Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti me subvencione si dhe me shume kontroll per cmimet e pesticideve te cilat jo vetem qe jane te larta , por edhe jocilesore.