Prej 4 ditësh fshati Libonik i Bashkisë Maliq po përballet me një situatë tejet të pazakonshme pasi uji mungon në rubinetat e çezmave të tyre. Kjo situatë ka sjellë irritimin e gjithë banorëve të këtij fshati të cilët shprehen se askush nuk u ka dhënë shpjegime pse ndodhen në një situatë të tillë.
Sipas tyre mungesa e ujit mund të lidhet edhe me papërgjegjshmërinë e një pjese të banorëve të cilët shfrytëzojnë ujin e pijshëm për vaditjen e të mbjellave.
Në Libonik janë afro 2500 banorë të cilët prej disa ditësh janë endur në burimet e fshatit ndërkohë që situata bëhet më alarmante kur temperaturat në qarkun juglondor shkojnë deri në 38 gradë celsius.
Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Korçë e pranon problematikën kur thotë se kjo situatë ka ardhur për shkak të defektit që ka pësuar një nga pompat kryesore që furnizojnë këtë fshat.
(2) Prishet pompa, Liboniku në Maliq katër ditë pa ujë- – YouTube