Një ngjarje e rëndë që mund të ishtë shndërruar në katastrofë mjedisore ndodhi një ditë më parë kur një zjarr shpërtheu në depoziten naftembledhëse në Amonicë.Pasditen e djeshme zjarrfikësja është sinjalizuar për një situatë zjarri në fshatin Amonicë, pikërisht në depozitën e madhe të mbledhjes së naftës bruto. Zjarrikesja e Selenicës për shkak të mungesës së automjeteve dhe logjistikës ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses së Vlorës. 4 automjetet dhe 25 efektivë kaneë punuar per vendosen nen kontroll të situatës.Rreziku i zjarrit qendroi tek perhapja edhe në depozitat e tjera e sigurisht tek shpërthimi i depozites së madhe. Në këtë rast do ishte nje katastrof ëjo vetem mjedisore, por per te gjithe zonen- thone sherbimet zjarrfikese.Flaket e mëdha dhe rreziku pas disa orësh u vendosën nën kontroll,megjithatë ai u mbajt nën monitorim gjithë natën e kaluar.