Çmimi i ulët i grurit në treg , ka bërë që edhe kete vit prodhimi i bollshëm i fermerëve te Topojës në Fier, të mbetet stok në magazina.
Nje prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit ne zonë, Mili Sako tregon për mikrofonin e Fax News se gjatë këtij sezoni arriti të sigurojë 120 ton grurë, 100 tonë elb dhe 150 ton tërshërëe, por shprehet mjaft i indinjuar se i gjithë prodhimi i ka mbetur stok nëpër magazina. Cmimi i ulët, 25 leke për kilogramë, është nën kosto- thotë fermeri teksa nuk fsheh zhgënjimin se për këtë situatë të përsëritur prej shumë vitesh, askush nuk reagon.”Iu pergjigjëm thirrjes se Ministrisë së Bujqësisë për të shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë- thote kultivuesi Sako , por cmimi këtë vit u pergjysmua. Por si Sako janë me dhjetëra fermerë të tjerë të cilet nuk janë dakord me cmimin dhe që në mungese të ambienteve magazinuese ata e kanë hapur grurin ne ambjentet e oborreve duke bërë roje ditë e natë, në pritje të rritjes së cmimit të grurit.
Marsela Topi/FaxNews