Ky plazh është kthyer tashmë në destinacionin e shumë pushuesve. Përmirësimi I infrastrukturës edhe cilësia e shërbimit kanë bërë që çdo vit e më tepër ky plazh të frekuentohet nga një numër I lartë pushuesish vendas dhe të huaj.Kryetari i njesisë administrative Shënkoll, Ernest Rakaj tregon se nga viti në vit ky plazh po tërheq shumë pushues dhe kjo edhe falë bashkëpunimit me bizneset dhe punën që është bërë në këtë zonë. Jane pushuesit ata të cilet shprehen se plazhi i Tales është një ndër perlat ende te pashfrytëzuara mirë të Adriatikut.Vite me parë kjo zonë turistike shërbente më shumë si një plazh ditor.