GAZETA “AGROBIZNESI”
Në Divjakë shega ka nisur të kultivohet masivisht, por së fundmi një nga fermerët e zonës ka arritur të sfidojë importin duke sjellë një varietet të veçantë shege i cili piqet në fund të Gushtit dhe vazhdon deri në Shtator. Zakonisht shega njihet si fruti i vjeshtës, por këtu në Divjakë tani është kthyer edhe në frutin e verës.Pas 27 vitesh në emigracion,Llambi Sota vendosi që të kthehej
në vendlindje, në fshatin Mucjas të Divjakës, dhe ndërtoi këtë plantacion shegës. Pas 4 vitesh
punë mori prodhimin e parë të këtij variteti të vecantë. Bimët kanë ardhur nga përtej Adriatikut,
nga Italia. Piqet më herët duke dalë edhe më shpejt në treg. “Kjo shegë është marrë në
Itali. Është një varietet nga Izraeli dhe vjen në fund të Gushtit dhe fillim të Shtatorit.
Kemi marrë edhe një varietettjetër që vjen 10 ditë më para, vjen nga data 20 Gusht.”
Këtij varietit të shegës i janë dashur 4 vjet për të dalë në prodhim. Llambi është i kënaqur
me cilësinë ndërsa edhe çmimi është i leverdisshëm. Ai na tregon se një kg të këtij fruti e ka
shitur deri me 280 lekë.
Prodhimi i këtij varieti vazhdon deri në Dhjetor. Për shkak të klimës në Divjakë kultivohen pemë që nuk mbillen në zona të tjera të vendit. Edhe ky plantacion me shegë nga Izraeli është i vetmi në Shqipëri