11 Prilli ishtë shansi i fundit i aplikimeve për fermerët që kanë interes për të përfituar nga subvencionet në bujqësi për vitin 2023. Thirrja është hapur më 20 Mars dhe u lënë në dispozicion 23 ditë kalendarike, ku ndryshe nga thirrjet e kaluara, nuk do të ndiqej më metoda “kush aplikon i pari, përfiton i pari”, por fondi do të ndahet në mënyrë propocionale tek të gjithë ata që plotësojnë kriteret për përfitim.
Fondi në total i cili do të shpërndahet gjatë këtij viti është 3.3 miliardë lekë dhe do të financohen në total 9 masa. Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt. Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.
Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat organike për 100 deri në 200 mijë lekë për fermë të certifikuar. Fondi do të mbështesë gjithashtu certifikimin Global GAP, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshimit; ndërtimin e tregjeve bujqësore si dhe punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushin fermerët janë: Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar.
Përfitues mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv. SHBB-të, GVV-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv. Përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqëror.) Aplikimet për masat mbështetëse direkte me nr. 1-6 dhe 9 do të bëhen online. Aplikimi online bëhet mbi bazën e parimit “zero dokumente” në momentin e aplikimit në portalin e-Albania. Aplikimet për masën mbështetëse të investimeve me nr. 7 dhe 8 do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të AZHBR-së./ Scan