Në Peqin nuk jetojnë më shumë se 5000 familje , por asnjë prej tyre përfshi dhe fshatrat përreth nuk paguan taksën e tokës bujqësore. KJo konstatohet nga një raport I KLSH sipas të cilit rezultojnë debitorë 4930 familje, ndërsa vlera e borxhit ka arritur në afro 10 milionë lekë nga taksa e paarkëtuar në bashkinë e Peqinit.
“Drejtoria e të Ardhurave, Lejeve dhe Licencave në Bashkinë Peqin, të marrë masa për nxjerrjen e njoftimit të vlerësimit tatimor për debitorët, duke ndjekur të gjitha rrugët për arkëtimin e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore në fund të vitit 2022 në vlerën: – 11,590,558 lekë për 238 biznese; – 9,104,000 lekë nga taksat dhe tarifat vendore për familjet; – 10,200,000 lekë për taksën e tokës bujqësore; “ specifkohet më tej në raportin e KLSH. Ky institucioni rekomandon bashkisë që lista e debitorëve t’u dërgohet bankave të nivelit të dytë me qëllim bllokimet e llogarive bankare.