Të gjithë shqiptarët u prekën nga rasti I “Pelikanit Xhoni”që gjeti strehë në parkun e Divjakë Karavastasë pasi ishte plagosur në krahë. Për vite me radhë pelikani I bë miku I cdo vizitori të Parkut për shkak të pamundësisë së tij për të fluturuar. Sot Pelikani Xhon Malko befason këdo , ai është rikuperuar plotësisht dhe ka nisur të fluturojë, edhe pse një sy I vëmendshëm konstaton se ai lëviz pak më vështirësi krahun e djathtë që ka patur të dëmtuar. Bioneës ka mundur të filmojë pelikanin teksa ai lëviz lirshëm në hapësirën e parkut të mbushur me vizitorë. Rojet e parkut e kuruan atë pasi e gjetën me një krah të plagosur vite më parë, por ai nuk arriti dot për një kohë të gjatë të rifitojë aftësinë për të fluturuar, duke e bërë të paaftë që të gjuajë. Ata e quajtën Xhoni dhe i dhanë mbiemrin Malko, që është i rojesë që kujdeset më shumë.Një Pelikani Kaçurrel, një prej zogjve më të rëndë që fluturojnë, krahët e të cilit mund të arrijnë deri në 3,5 metra, Xhoni mendohet se e kishte çerdhen në ujin e kripur të lagunës së Karavastasë para se të dëmtonte krahun.Rreth 120 Pelikanë Kaçurrelë jetojnë në lagunon e Karavastasë në Divjakë, sipas Shoqatës Ornitologjike Shqiptare. ky lloji është në listën e kafshëve gati në zhdukje nga Unioni Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës.