Banorët e njësisë Administrative Fierzë në Tropojë janë ngritur sërisht në protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkakë të kërkesave të banorëve që kanë ndaj institucioneve për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyrorë të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyre.
Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar. Ata pretendojnë se aktiviteti i guroreve dhe fabrikës së bitumit nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor.
Bllokimi i rrugës ka sjellë radhë automjetesh, të bllokuar kanë ngelur edhe punonjësit e Hecit të Fierzës, të cilët po udhëtonin në këtë aksë nga Bajram Curri në Fierzë.
Pas kësaj policia procedoi shtatë persona, përfshi dhe pronarin e resortit turistik Paulin Gjoka. Në pamje duken dhjetëra forca policia që hyjnë në resort, ndërsa në këtë të fundit ndodhen dhjetëra turistë të huaj.