Pas 20-të vitesh punë si emigrant në Greqi Artan Ibrahimi nga fshati Malasenj në bashkinë Cerrik vendosi të kthehej pranë familjes. Eksperiencën e fituar në vendin fqinj në kultivimin e duhanit vendosi ta ushtrojë bashkë me familjarët e tij. Fermeri thotë se në vitin e tij të parë të punës në Shqipëri ka mbjellw 10 dynymw me kulturën industriale, ndërsa ka marrë garancinë e një firme greke se do t’ja blejë prodhimin. Fermeri i duhanit thotë se puna e tij nis herët pa gdhirë , ndonëse ky i këtij viti nuk ka qënë një sezon i mbarë për sektorin e bujqësisë për shkak të temperaturave ekstreme.Fermeri nga Cërriku ka në plan t’i shtojë sipërfaqet e mbjella me duhan, por për këtë kërkon garanci nga shteti shqiptar.Në rrethin e Elbasanit janë mbi 300 familje fermere që i janë rikthyer prodhimit te duhanit. Pjesa dërrmuese e tyre gjendet në zonat e Dumresë dhe Mollasit.
https://www.youtube.com/watch?v=IJFvn-5z3z8