Më shumë se 7 muaj pa bonus qiraje dhe pa një afat për t’u rikthyer në banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 4 viteve më parë. Kjo situatë ka bërë që paraditen e se premtes të ridalin në protestë banorët e dy pallateve në lagjen numër 5 të Durrësit. Kërkesa e tyre drejtuar bashkisë ka mbetur pa përgjigje. Në këto kushte ata paralajmërojnë se do të ndërmarrin veprime konkrete deri në grevë urie.
Ndërkohë, që në këto pallate të dëmtuar nga tërmeti nuk është bërë asnjë ndërhyrje, megjithëse kanë kaluar 4 vite nga fatkeqësia natyrore. Sipas banorëve, mungesa e fondeve ka krijuar këtë gjendje kritike, pasi e kanë të pamundur ta përballojnë jetesën, duke mos pasur një strehë mbi krye.
Proçesi i Rindërtimit është shoqëruar me problematika në Durrës, duke gjeneruar proresta në vijimësi, nga banorët e pallateve në zona të ndryshme të qyetit bregdetar.