Fermerët e luleshtrydhes në zonën e Frakullës në Fier në këtë periudhë , kur edhe prodhimi është i mbare , po perballen me cmime tepër të ulëta.Kjo është një situatë e përsëritur prej vitesh thonë të indinjuar kultivuesit , por ky vit është një ndër më të vështirët me te cilin janë hasur deri tani. Sipas tyre cmimi i një arke varion nga 300- 500 lekë ndërkohë qe ne tregjet e qytetit tregtohet me 1800 leke. Cmimi aktual është nën cdo kosto të mundshme pohojnë prodhuesit e luleshtrydhes teksa theksojnë se në këto kushte e kanë shumë të veshtirë punën .
Perballë kësaj situate te pafavorshme, ata kane pohuar njëzëri se te ardhmen nuk e shohin në Shqiperi nëse shteti nuk ndërhyn me politika mbeshtetëse për ta.