Prej 12-të ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë nuk ka arritur të menaxhohet dhe vihet në kontroll. Ndërsa prej ditësh qyteti zgjohet i mbuluar nga një re tymi e cila ka angazhuar banorët në një peticion dhe ambentalistët në një angazhim për të përshkallëzuar qëndrimin.
Në zonën e plazhit të vjetër, komunitetit I italianëve që jetojnë aty iu kanë kërkuar organizatave mjedisore të angazhohen në një iniciativë ligjore për të vënë para përgjegjësisë institucionet. Niko Dumani Biolog/ ambientalist thekson se peticioni ka nisur të plotësohet në formën e tij on line. Sipas Dumanit, kjo situatë e pandërprerë që prej gushtit deri më tani ka shkaktuar jo pak problem ne mjedis dhe shendet. Dumani thekson se kjo situatë jo vetëm që është e qëllimshme por shpjegon se sasia e mbetjeve të depozituarta në fushëm e mbetjeve i tejkalon 400 tonët të cilët mund të kapsulohen në landfilld, duke lënë të hapur opsionin se diegja mund të jetë e qëllimshme. Landfilldi i Vlorës, tashmë i përfunduar në masën e 93% nuk është ende në funksion për shkak të bllokimit të pagesave të nënkrontraktorëve gjeneruar nga sekuestrimi i Integratet technology services.
“Ndaloni djegien e mbeturinave në Vlorë.” tituli i peticionit
Teksti i plotë
“Ne, qytetarët e Vlorës, jemi prekur thellësisht nga praktika e djegies së mbeturinave në qytetin tonë. Që prej fillimit të kësaj praktike, kemi përjetuar ndikimin negativ në shëndet. Thithja e tymit katastrofikisht të dëmshëm është bërë një problem i përditshëm për ne dhe familjarët tanë, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët. Kjo situatë na ka bërë të ndjejmë një shqetësim të thellë për të shendetin tonë madje edhe të gjeneratave të ardhshme.
Nëse kjo situatë vazhdon pa ndryshuar, do të kemi pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin. Era e keqe dhe ndotja e ajrit kanë një impakt të qëndrueshëm në shendetin dhe jetën tonë duke patur parasysh rrezikun e sëmundjeve të rrugeve te frymëmarrjes, onkologjike etj.
Koha për të vepruar është tani! Nuk mund të presim më. Shëndeti ynë është në rrezik dhe pasojat për mjedisin janë të fatale. Ne kemi detyrimin ndaj vetes dhe të ardhmes tonë për të ndërmarre masa të menjëhershme për të ndaluar djegjen e mbeturinave në Vlorë. Vetëm duke ndaluar këtë praktikë të dëmshme, mund të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Le të bashkohemi për të ndryshuar situatën, për të ruajtur qytetin dhe shëndetin tonë.”