Fëmijë të infektuar nga sëmundjet e lëkurës, rrugë të përmbytura, tubacioni i ujësjellësit nën ujë, oborret e shtëpive nën pushtetin e ujit, duke përpirë edhe shtyllat mbajtëse të këtij transformatori të energjisë elektrike janë pamje që vinë nga fshati Breg Lumë i Kukësit.
Banorët ndodhen nën pushtetin e ujit prej më shumë se një muaji.Rritja mbi kuota e nivelit të liqenit të Kukësit, siq pretendojnë banorët e përmbytur, ka bllokuar rrugën e fshatit, përmbytjen e të mbjellave.Nën pushtetin e ujit është edhe tubacioni i ujësjellësit, që këta banorë përdorin për të pirë ujë edhe sot.
Ndihma e shtetit nuk ndihet asgjëkundi pohojnë banorët.Ujrat e liqenit të Fierzës kanë përmbytur qytetin e Kukësit dhe 24 fshatra të tij në vitin 1978 së bashku me 5200 hektar tokë për t’i dhënë dritë Shqipërisë, por shpronësimi nuk u bë kurrë e vuajtjet e këtyre banorëve vijojnë edhe sot.