Gërrmimet për rindërtimit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” janë ndërprere pas një zbulimi arkeologjik i cili tashmë rrëzon të gjitha teoritë arkeologjike se përtej murit të kalasë së qytetit nuk ka pasut ndërtime.Zbulimi në fjalë është një dysheme mozaik e ndërtuar me gurë të bardhë dhe blu të cilat datojnë rreth fundit të shekullit të I dhe fillimit të shekullit të II.Një vilë luksoze me nivele dyshemesh, sistem kanalizimesh dhe gjurmë banjash termale është ajo që është gjetur deri më tani.Arkeologu Luan Përzhita shpjehon më shumë për Report Tv në një intervistë dhe pamje ekskluzive për rëndësinë e këtij zbulimi.