USDA -SEKTORI I KERKIMEVE BUJQESORE(ARS) ka filluar proven e efikasitetit e te parrezikshmërisë të vaksines kundër gripit të shpendëve e cila mendohet të jetë efektive brenda 18-24 muajsh.Gripi në SHBA ka shkaktuar ngordhjen e të paktën 58 milionë krerë shpendë, duke shkaktuar rritjen e çmimit të vezëve. Ky virus-spjegon profesori I veterinarisë Kristaq Bërxholi – ma patogjenitet të lartë vijon përhapjen e tij megjithë masat e forta të sigurisë. USDA, ka filluar punen per kontrollin e nje vaksine nga ZOETIS, NJE NGA MERK ANIMAL HEALTH DHE DY TE TJERA NGA SEKTORI I VETE I KERKIMEVE BUJQESORE.
Te dhënat flasin që në fillim do të procedohet me një dozë fillestare ku rezultatet per kete prove, priten te dalin nga Maji I këtij viti, ndërsa efektet me dy doza pritet të japing rezultat në qershor. Normalisht gjithë kjo punë zgjat 2-3 vjet, por në këtë situatë të pazakontë kjo kohë do përgjysmohet.