Rritja sado pak e temperaturave në vend ka sjellë menjëherë aktivizimin e zjarreve. Në fshatin Zërvaskë të Pogradecit është shfaqur një vatër e konsiderueshme ku zjarri ka përfshirë bimësinë. Nga flakët janë përshkruar nga me shume se 2 hektarë gështenjë dhe bimësi e ulët. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, atij pyjor si dhe banorë të zonës. Mjetet e shërbimit zjarrfikës e kanë të vështirë për të arritur në vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë malor. Mendohet se zjarri është i qëllimshëm.