Për herë të parë Universiteti Bujqësor i Tiranës zhvillon një takim shkencor me një subjekt privat për një produkt inovativ të prodhuar nga ky i fundit, duke forcuar kështu bashkëpunimin e UBT me palët e treta. Takim shkencor me temë “Risi në teknologjinë e të ushqyerit të bimëve” mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe AZ GROUP
Ky takim vjen si nevojë e ugjrente për ë siguraur ushqimin në mënyrë organike.
Gjatë takimit Presidenti i AZ Group, Alban Zusi foli rreth risive teknologjike të aplikuara në kompaninë e tij, veçanërisht për një produkt të ri AZ-Fert, një fertilizant totalisht organik i sterilizuar dhe i hidrolizueshëm. Teksa u fol për mënyrën e prodhimit, elementët përbërës, vlerat ushqyese për bimën, efektet tek toka dhe mjedisi, mundësitë e implementimit në bimë e klimë të ndryshme, u krijuan edhe sfera bashkëpunimi mes dy palëve me interes të ndërsjelltë.
Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku shprehet se një ndër objektivat kryesore aktualë të Universitetit sot është edhe shërbimi për të tretët dhe zhvillimi i ekonomisë cirkulare.
Forcimi i lidhjes simbiotike UBT-Biznes hap rrugën e promovimit, bashkëpronësimit, shkëmbimit të dijeve dhe infrastrukturës, përdorimit të kapaciteteve laboratorike dhe trajnimit të kapaciteteve humane, bashkërendimit të problematikave dhe mundësive të zgjidhjes, implementimit të produkteve dhe teknologjive inovative, implikimit të studentëve dhe zhvillimit të kërkimit shkencor etj.
Në këtë mënyrë zhvillohet një cikël i mbyllur nisur nga dijet, implementimi i tyre, përditësimi, zhvillimi dhe aplikimi përmes studentëve, universtitetit, biznesit, fermerit dhe konsumatorit.
Ky takimi synon të nisë krijimin e lidhjes së fortë mes sipërmarrjeve për implementimin e produkteve e infrastukturës inovatore dhe institucioneve akademike për ofrimin e njohurive, ekspertizës dhe burimeve njerëzore.
Tashmë në treg qarkullojnë fertilizantë komerciale dhe organikë, por nga këta të fundit, në Shqipëri dhe në kurrikulat mësimore për studentët e Agronomisë në UBT, hyri dhe AZ fert, si fertilizant orgnik, prodhim vendas dhe e sjellë për fermerët në formulën e ekonomisë qarkulluese.