Të lëvizësh drejt zonës së Zogajve duhet të bësh kujdes, për shkak të rrugës. Por kjo nuk i ka penguar turistët e huaj që ta vizitojnë këtë zonë turistike. Një turist nga Gjermania tregon se vjen për herë të parë në Shqipëri dhe në turin e tij ka zgjedhur edhe Shkodrën, e konkretisht Zogajn…
Shkodra është një qytet historik shumë interesant, i cili të jep shumë mundësi për të vizituar. Liqeni është i këndshëm, i madh dhe kjo është arsyeja përse erdha në Zogaj. Arsyeja përse këtë vit jemi në Shqipëri është se vitin e kaluar ishim në Kroaci dhe patëm mundësi të njiheshim me vendin tuaj. E pamë që ishte e lehtë të vinim me makinë.
Ndërkohë, një nga operatorët turistik të zonës thotë se këtë vit ka pasur rritje të numrit të turistëve të huaj. Por, problem mbeten energjia elektrike dhe mbeturinat…Uji i pastër dhe qetësia që ofron kjo zonë ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve nga vende të ndryshme të botës, por vëmendja e pushtetit lokal duhet të jetë më e madhe ndaj kësaj zone.