Moti i mire me diell, por edhe pritshmëritë për një sezon veror me fluks pushues ka bërë që në qytet nga bizneset por edhe institucionet të nisin përgatitjet për sezonin veror.Përgjatë vijës bregdetare në Lungomare, por edhe në zona të tjera të qytetit ka nisur tashmë vendosja e cadrave dhe shezlongëve.Operatorët turistik kanë filluar përgatitjet për pastrimin e hapësirës që kanë në administrim, organizimin e saj.Gjithashtu përgatitje edhe në drejtim të ofertave turistike që biznesi do të ofrojë për pushuesit dhe turistët, për të patur një sezon veror brenda pritshmërive.Por teksa plazhi ka nisur të frekuentohet kaherë,vrojtuesit e plazhit ende nuk janë në terren.
Për trajneren e vrojtuesve Leneda Halilaj pritshmëritë janë në fillim qershor,ndërsa trajnimi i vrojtuesve ka nisur më shpejt se vitin e kaluar.
Problematikë vijon të mbetet mungesa e të rinjve, c’ka detyron administratorët të trajnohen vetë. Ndërkohë sipas trajneres Halilaj kullat e vrojtimit mund të konsiderohen jo funksionale.Mjafton një cadër që të ketë cantën e ndihmës së shpejtë dhe një mjet shpëtimi. Gjithsesi është parashikuar që në fillim qershori ,që përkon me nisjen e sezonit veror,në vijën bregdetare të bashkisë Vlorë të ketë vrojtues plazhi.