Çfarë qumështi po konsumojnë shqiptarët. Kjo është pyetja që hasim sa herë që shohim çmimet e qumështiti dhe bulmetit vetëm në rritje. Shifrat tregjnë se qumështi pluhur krahasuar me vitin 2022 ka ulje të çmimit me 1.5-2% te kompanitë e huaja prodhuese. Në USA ka renie te konsumit te qumeshtit pluhur konvencional me 2.4 %, dhe qumeshti pluhur organik ka renie me 1.2%. Të dyja këto e kanë nivelin e proteinës 35 %. Në Shqipëri kemi rritje të importit të qumeshtit pluhur me 50%, ku kjo shifer korrespondon me zhdukjen e blegtorisë me 50%. Kemi rënie të konsumit të produkteve të bulmetit me 15 % krahasuar me vitet më përpara. Kemi shpopullim të vendit me 700 mijë persona që nuk korrespondon me uljen e konsumit me 15 %. Kjo do te thotë që bulmeti është një produkt jetik, dhe sado të rritet varferia, këto produkte do i konsumojmë dhe me shumë. Fallsiteti i produkteve të bulmetit dhe mos subvencionimi real i bujqesise i shkatërroi blegtorët. Është detyrim ligjor që përbërësit e produkteve të bulmetit dhe origjina të shenohen në etiketën e produkteve që tregtohen. Heshtja e institucioneve shtetërore bën që vet shteti të jetë fajtori kryesor në shkatërrimin e blegtorisë dhe demtimin e shëndetit të qytetarëve. Qumështi, djathi, kosi dhe gjiza e vendit meritojnë të shiten me çmime si në çdo vend tjetër të rajonit.
Alban Çakalli