Kultura e mbareshtimit të gjësë së gjallë në Kukës po shkonë drejtë zhdukjes.Në tregun e bagëtive në këtë qytet numri i krerëve për tregtim është shumë i ulët.Edhe ato pak fermer që merren me blektorin po mendojnë dita ditës të lënë këtë fushë.Janë një mori shkaqesh që blektoria në Kukës po humbet, pohojnë fermerët.Nga ana tjetër onsumatorët pohojnë se çmimet e larta dhe varfëria i kushtëzojnë në blerjen e gjësë së gjallë.Rrëfimet e blektorëve janë aq të dhimbshme e tragjike kur pohojnë se pas shumë vitesh traditë të ruajtjes së bagëtive janë të detyruar ta braktisin këtë kulturë.Qarku i Kukësit ka qenë zona më e populluar për numrin e krerëve të blektorisë. Produktet e mishit e qumështit kanë një kualiter tepër të lartë falë kullotave me barë shumë lulesh e klimës së pastër.