Në këto ditë kur temperaturat kanë kapur vlera ekstreme banorët e Vlorës vijojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Qindra familje të Kaninës nuk po gjejnë zgjidhje as në këto ditë ferri. Uji në rubinetat e tyre vjen një herë në katër ditë, që sic thonë ata është I pamjaftueshëm. “Tubacionet janë tejet të amortizuar, mbi 60 vjet tuba që nuk funksiojnë”shprehen banorët. Këta të fundit paralajmërojnë se nesër do protestojnë para bashkisë.”Flasin për kaninë turistike, po në fakt po kjo pol argon dhe banorët e vet”-shtojnë ata.