Bimet në fusha po u thahen. Është koha kur bujqësia duhet të ishte në lulëzim, por këtu në Gorre të Kurbinit, thatësira po i ndëshkon banorët.Uji për vaditje mungon dhe pse sipërfaqe të tëra janë mbjellë me perime, misër apo grurë. Sistemi i kanaleve është dëmtuar me parcelizimin e tokës, dhe bordet e kullimit nuk kanë ndërhyrë për të investuar në zonë.
Ironike është fakti që nga Fushë Kuqja furnizohet Durrësi, kurse këtu as puset nuk po nxjerrin më ujë. Banorët duken të zënë në kurth dhe pak besojnë se situata do të ndryshojë për ta..