Fshati Poloskë i Bashkisë Devoll edhe pse shumë pranë qytetit ka mungesë investimesh. Banorët e këtij fshati në mungesë të investimeve dhe punësimit është përgjysmuar. Sot nuk gjejme dot një të ri për punë thonë banorët duke theksuar se fëmijët i kanë jashtë shtetit pasi vendi ynë nuk mund t’i investojë.
Uji i pijshëm në këtë fshat është me orar , ndërkohë banorët shkojnë në burimet e fshatit për të siguruar ujë.
Rrugët e brendshme të fshatit po ashtu edhe të parcelave janë thuajse të pakalueshme, mes pluhirit dhe gropave. Banorët kërkojnë rehabilitimin e rrugëve pasi do jetë e pamundur për korrjen e të mbjellave.Edhe pse taksapagues të rregullt banorët e fshatit Poloskë ndihen të harruar nga pushteti, ndërsa presin të vihet dorë në fshatin e tyre.